Shkurt.ch
Të jesh nënë nuk është aspak e lehtë në Zvicër
Një në shtatë gra që punojnë në Zvicër e kanë humbur punën, sepse ato u bënë nënë, sipas një studimi të ri
Pothuajse 15% e të anketuarve në një sondazh thanë se ishin papunë pa dashje për një kohë pas lindjes së një fëmije, gazeta e “NZZ am Sonntag”, duke cituar një studim të porositur nga Zyra Federale e Sigurimeve Shoqërore.
Arsyeja kryesore ishte mungesa e vendeve të punës me kohë të pjesshme në një kompani, shkruan “Swissinfo”.
Në raste të tjera, ishte mungesa e objekteve për kujdesin e fëmijëve gjatë ditës, sipas studimit të bërë nga lidhja e BASS-it me bazë në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Rezultatet janë bazuar në një studim të rreth 3,000 grave në pushimin e lehonisë.
Ekspertët kanë vënë në dukje se rregulli 16-javor që mbron nënat nga shkarkimi është tepër i shkurtër për shumë gra.
Michael Siegenthaler, studiues i Institutit Federal të Teknologjisë në Cyrih citohet të ketë të dhëna statistikore që materniteti mund të ketë ndikim në papunësinë femërore.
Në të njëjtin artikull të gazetës, Fredy Greuter nga Shoqata e Punëdhënësve zviceranë thekson se shumë kompani të vogla dhe të mesme përpiqen të gjejnë zgjidhje për gratë me fëmijë, përcjell albinfo.ch.
“Shumë gra preferojnë të kenë një punë të vogël me kohë të pjesshme. Por, nuk është e mundur për çdo profil të punës”, citohet të ketë thënë ai.
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? Sekreti i Zvicrës për jetëgjatësinë më të lartë në Evropë... -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr













