E-Diaspora
Zvicra mendon heqjen e vizave për Shqipërinë
Vendimi Parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e pezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.
Duke risjellë në vëmendje mocionin e Parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës, Lorenzo Quadri, përmes një postimi në Facebook njofton se ka kërkuar një interpelancë me Këshillin Federal për këtë çështje.
LORENZO QUADRI
Këshilltar kombëtar nga kantoni i Ticinos
“Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ata që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”.
Me tëj këshilltari ngre pikëpyetje edhe për situatën në Zvicër në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe mafian shqiptare.
“Si është situata në Zvicër në lidhje me krimin shqiptar, dhe në veçanti me mafian. Siuatat e raportuara nga Parlamenti holandez në lidhje me krimin në rritje, a gjejnë vend në Zvicer?
Me gjithë vendimin e Parlamentit të Holandës, rikthimi i vizave duhet të kalojë më parë në Komisionin Europian e po ashtu duhet shqyrtuar nga Parlamenti Europian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdikt final, shkruan VizionPlus, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më















