Shkurt.ch
Cyrih: Mijëra njerëz marshuan në Paradën e Krenarisë
Parada e Krenarisë në Cyrih sot mblodhi mijëra njerëz në rrugët e qytetit, për të përkrahur lëvizjen për të drejtat e komunitetit LGBTI dhe fushatën kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual.
Komuniteti LGBTI sot shënoi dy përvjetorë: 50-vjetorin e trazirave në Stonewall; protesta në New York, që nga shumë njerëz konsiderohet si themeli i lëvizjes për të drejtat e njeriut, shkruan swissinfo.ch. Ngjarja e sotme, po ashtu, shënoi 25-vjetorin e një parade të tillë, përcjell albinfo.ch.
Ajo që nisi si tubim i 1000 njerëzve në vitin 1994, është kthyer në një ngjarje mjaft të përhapur. Këtë vit, organizatorët vlerësuan se rreth 31 mijë njerëz iu bashkuan marshit (rreth 10 mijë më shumë se vitin e kaluar) dhe se 55 mijë njerëz morën pjesë gjatë dy ditëve në festival.
Ky organizim është përkrahur edhe nga qeveria e shtetit. Për të shënuar këtë aktivitet, organizatorët dhe qeveria e zhvendosën festivalin pranë liqenit të Cyrihut. Aty u shfaqën disa kalime për këmbësorë dhe shenja rrugësh me ngjyrat e ylberit, e po ashtu projektuan ngjyrat në objektin e Operës së qytetit.
Quaibrucke, një ndër urat kryesore mbi lumin Limmat, u riemërtua Gaybrucke për këtë ditë, përcjell albinfo.ch.
Lajmi i plotë në swissinfo.ch.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra u bë kaq e pasur E vendosur në zemër të Evropës dhe në kryqëzimin mes botës gjermanike dhe asaj latine, Zvicra... -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më -
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy













