CH-Ballkani
Ku do të ndërtohet fabrika e Volkswagen-it në Ballkan
Sipas njoftimeve të mediave, Volkswagen do të marrë një vendim për vendndodhjen e fabrikës së saj të re në tetor
“Volkswagen ka vendosur të nisë negociatat konkrete për një fabrikë të re të prodhimit të shumëfishtë në Evropë, me vendet e mbetura potenciale”, deklaroi kryetari Herbert Diess.
“Vendimi u mor në takimin mbikëqyrës të majit, në mbledhjen e përgjithshme vjetore të Volkswagen në Berlin”, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të kompanisë.
Agjencia e lajmeve në Gjermani, DPA njoftoi në prill se Volkswagen ka ngushtuar zgjedhjen e destinacioneve të mundshme për një fabrikë të planifikuar të makinave të reja në Bullgari dhe Turqi. Kandidatë të tjerë të mundshëm janë Rumania dhe Serbia, transmeton Scan.
“Oliver Blume tani është gjithashtu i ngarkuar me grupin prodhues dhe kohët e fundit u bë përgjegjës për Cilësinë e Grupit. Ai është duke përgatitur përzgjedhjen e vendndodhjes për fabrikën e re ‘multibrand’ që përmenda më parë”, theksoi Diess, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor, Diess tha se kompania po kërkonte një vend për një fabrikë “multibrand” prej 1.6 miliardë euro, që pritet të fillojë prodhimin pas vitit 2022. Kompania planifikon të lëvizë prodhimin e Skoda Karoq dhe Seat Ateca SUVs në fabrikën e re, e cila do të punësojë 5.000 persona, nga uzina e Kvasiny në Republikën Çeke.
Sipas njoftimeve të mediave, Volkswagen do të marrë një vendim për vendndodhjen e fabrikës së saj të re në tetor. Gjasat që Volkswagen të vijë në rajon janë shumë të mëdha. Në rast se gjigandi botëror do të vendosë të vijë në Ballkan, përfitues nuk do të ishte vetëm vendi ku do të ndërtohej fabrika por të gjitha vendet e tjera të rajonit. Rritja e konkurrencës do të ishte avantazhi më i madh për vendet e rajonit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura Ndërsa popullsia e Zvicrës vazhdon të rritet, shumë vende evropiane po përballen me rënie demografike –... -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet













