Tematike
Gjermania do të ndalojë azilkërkuesit nga Ballkani
Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina do të shpallen si vende të sigurta nga Gjermania, në mënyrë që të prandalohet fluksi i azilkërkuesve.
Me një ligj të ri koalicioni CDU/CSU dhe SPD duan të shpallin si vende të sigurta origjine Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën, në mënyrë që të prandalohet fluksi i azilkërkuesve.
Autoriteti përgjegjës, Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë, do të ketë më të lehtë më pas të kontrollojë aplikimet e panevojshme. Aplikantët, pjesa më e madhe e të cilëve janë romë dhe sinti, duhet të provojnë kërkesën e tyre, në të kundërtën deportohen. Siç raporton DW, kundër vendimit brenda javës mund të iniciohet një padi në gjykatë. Deri tani vende të sigurta origjine konsiderohen vendet e Bashkimit Evropian, Gana dhe Senegali.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière, e arsyeton këtë ligj me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina që pas liberalizimit të vizave me këto vende në vitet 2009 dhe 2010. Që prej atëherë një të katërtat e kërkesave për azil vijnë nga këto vende. Ka të bëjë me emigrimin për shkak të varfërisë dhe jo për arsye politike. Prandaj duhet të ketë një politikë azili përgjegjëse.
“Gatishmëria për të pritur njerëzit, që karakterizon shoqërinë tonë duhet të jetë për ata që kanë me të vërtetë nevojë për mbrojtje”, iu përgjigj ministri kritikave të opozitës dhe organizatave humanitare.
Gjermania është vendi i BE-së që ka pranuar pjesën më të madhe të refugjatëve, që i ikin luftës civile në Siri. Ndërkohë nga tri vendet e Ballkanit perëndimor vitin e shkuar pati 22 mijë kërkesa për azil, prej të cilave vetëm 60 u pranuan, ndërsa 82 të tjera janë ende në shqyrtim nga gjykata.
Qeveria e Gjermanisë mbrohet me faktin se të tri këto vende janë konsideruar si vende të sigurta edhe nga fqinjët e Gjermanisë, si Franca, Belgjika, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra. Në të njëjtin ligj, ku do të parandalohen kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit, qeveria do të përmirësojë edhe kërkimin e një vendi pune për azilkërkuesit.
Pas tre muajsh qëndrim ata do të jenë gati për një vend pune. Deri tani kjo kohë pritjeje ishte 9 muaj. Pas tre muajsh ata që përfitojnë azil nuk do të rrijnë më të mbyllur, theksoi ministri de Maizière.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












