Kosova
243 gjoba për ndotësit e ambientit gjatë muajve maj – qershor
“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunalë mjedisorë dhe qendrorë dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.
Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajve maj dhe qershor janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba mandatore, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajit maj – 152 gjithsej, se sa gjatë muajit qershor, 91 gjithsej. Lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate.
Komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: Komuna e Ferizajt me 36 gjoba, Komuna e Mitrovicës me 24 gjoba, Komuna e Prishtinës me 17 gjoba po aq sa ka edhe Komuna e Pejës. Gjatë këtij muaji, gjashtë gjoba i ka shqiptuar Komuna e Suharekës, pasuar nga komunat, si: Malishevë e Vushtrri me nga pesë gjoba të shqiptuara etj.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit













