E-Diaspora
FC Dardania feston dy herë
Me fitoren bindëse të FC Dardanisë, futbollistët shqiptarë të trajnerit Enver Hajdari u bënë skuadra e tretë shqiptare që do të garojnë nga vjeshta në ligën e dytë ndërregjionale
Një lajm i mirë i ka prirë skuadrës dardane me publikimin e lajmit në albinfo.ch që ky ekip për shkak të vështirësive financiare kishte hequr dorë të luajë nga sezoni vjeshtor në një kategori më lart. Këtë fundjavë FC Dardania ishte shpallur kampione e ligës së dytë regjionale, duke mposhtur Arlesheimin në fushën e vet me rezultat 6-4.
Më të lexuar lajmin në albinfo.ch, pronari i kompanisë së sigurimeve ENB, Arsim Hyseni, i merr në telefon përgegjësit e skuadrës dardane dhe iu kërkon ta tërheqin shkresën për anulim nga Federata e futbollit, sepse ai do t’iu sigurojë mbështetje financiare.
„Menjëherë pasi e kam lexuar lajmin në albinfo.ch e kam thirrur Enverin në telefon dhe i kam thënë atij të luajnë në kategorinë e ligës së dytë ndërregjionale, sepse mjetet financiare fillimisht, për sezonin e parë, skuadrës ia siguroj unë“, u shpreh për albinfo.ch nëpërmes telefonit Hyseni.
Dardania ka lojtarë të shkëlqyeshëm në përbërje dhe se do të ishte gjynah sikur një ekip i tillë të tërhiqej nga liga për shkak të financave, thotë për albinfo.ch përmes telefonit Arsim Hyseni.
Me fitoren bindëse të FC Dardanisë, futbollistët shqiptarë të trajnerit Enver Hajdari u bënë skuadra e tretë shqiptare që do të garojnë nga vjeshta në ligën e dytë ndërregjionale, duke iu falënderuar kompanisë së sigurimeve ENB-Versicherung, me pronar Arsim Hysenin.
Pronari i kompanisë ENB, Arsim Hyseni, është dhe sponsori kryesor i FC Kosovës së Cyrihut dhe kështu këto dy skuadra shqiptare sezonin vjeshtor ka gjasë të luajnë në të njëjtin grup.
Ndërkohë që lajmi se FC Dardania megjithatë do të kalojë në kategorinë ndërregjionale është pritur me gëzim të madh në mesin e lojtarëve të Dardanisë së Bazelit, të cilët e dëshironin me çdo kusht.
Gëzimin nuk e fsheh as trajneri i ekipit, Enver Hajdari, që në momentet e fundit, një ditë para se të kalojë afati siguroi mbështetje financiare për skuadrën.
„Sot i kam shkruar federatës se po e tërheqim letrën e dërguar për mosavancim. Ne i kemi siguruar mjetet dhe do të luajmë në ligën e dytë“.
Për këtë, tha ai, jam shumë i lumtur e falënderues për ju albinfo.ch që keni shkruar për klubin dhe sponsorët.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt Komuna është e kënaqur me sistemin e ri të trafikut, të cilin e prezantoi në shtator... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase














