Shkurt.ch
Shopingu jashtë Zvicrës po bëhet i shtrenjtë
Nga 1 korriku hyjnë në fuqi rregullat e reja që do të zbatohen në doganat zvicerane.
Të gjithë ata që importojnë mallëra në vlerë prej 300 frangash nuk duhet të paguajnë asnjë taksë doganore. Përjashtim bëjnë alkooli, mishi dhe duhani.
Këshilli Federal ka rishikuar rregulloren për import pranverën e kaluar me qëllim për të krijuar procedura më të tjeshta dhe efikase doganore.
Me rregullat e reja doganore që do të aplikohen nga 1 korriku në Zvicër mund t’i sillni 5 litra verë pa doganë, ndërsa deri tani kanë qenë të lejuara vetëm dy litra. Por, nëse tejkaloni kufirin e lejuar duhet të paguani 2 franga për litër. Ndërkohë ka mbetur e njëjtë që vetëm një litër alkool me më shumë se 18 për qind mund ta sillni në Zvicër pa doganë.Paketa e ndryshimeve doganore është miratuar nga Këshilli Federal, ndërsa pritet të hyjë në fuqi nga 1 korriku.
Përveç alkoolit, rregullat e reja doganore do të ketë edhe për mish dhe duhan. Për mishin procedurat doganore janë thjeshtuar dhe nuk ka më nevojë për të bërë dallime mes mishit të përpunuar dhe mishit të freskët.
Vetëm një kilogram mish mund të importohet pa doganë në Zvicër. Deri tani kufiri i lejuar ka qenë 0.5 kg deri 3.5 kg mish të freskët dhe të përgatitur.
Për duhanin vazhdojnë rregullat me të cilat mund të sillni pa i doganuar në Zvicër 250 cigare ose 250 puro ose 250 gramë duhan.
Deri më tani kanë qenë të lejuara 200 cigare, ose 50 puro ose 250 gramë duhan.
Të padoganuara mbeten qumështi dhe produktet e qumështit, vezët, perimet, frutat dhe produktet e drithërave.
Megjithatë, mbi vlerën prej 300 frangash ngarkoheni me TVSH.
Edhe më tutje vazhdojnë rregullat me të cilat mallrat e importuara nuk guxojnë ta kalojnë kufirin e vlerës së importuar në Zvicër me mbi 300 franga brenda ditës për person.
Nëse shuma prej 300 frangash është tejkaluar,TVSH duhet të paguhet në vlerën totale të të gjitha produkteve të importuara.
Në të ardhmen janë paralajmëruar procedura edhe më të thjeshta doganore.
Do të jetë e mundur që mallrat të deklarohen edhe nëpërmjet një telefoni “smartphone” ose tabletë në doganë.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













