E-Diaspora
Shaip Beqiri: “Hydra des Zorns/Hidra e Mllefit”
Shaip Beqiri është poet dhe publicist i njohur nga Kosova. Gazeta “St.Galler Tagblatt” i bën një prezantim të shkurtë atij dhe librit të porsabotuar poetik në gjuhën gjermane dhe shqipe
Vëllimin e parë me poezi Shaip Beqiri e ka botuar që në vitin 1976. Ai jeton nga viti 1995 në Zvicër ku ka vazhduar krijimtarinë e tij poetike dhe publicistike. Pas një numri paraqitjesh të poezive të tij në përmbledhje dhe antologji të ndryshme në gjuhën gjermane, tash vjen edhe libri i tij i parë i botuar në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip, me titullin “Hydra des Zorns/Hidra e mllefit”.
Libri është botim i shtëpisë së njohur botuese të Cyrihut “Limmatt Verlag” dhe përfshin një përzgjedhje poezish të autorit. Ai është përkthyer në gjermanishte nga Hans-Joachim Laksch dhe vjen në kuadër të serisë “Zweisprachige Lyrik” (poezi dygjuhësore) të shtëpisë së përmendur botuese.
Në këtë vëllim poezish gjejmë vargje herë plot mllef e herë nostalgjike, pasi që Beqiri ishte i detyruar të braktiste vendin e tij pa vullnetin e tij. Ai jeton në Ostermundingen të Bernës, ku është strehuar si i përndjekur politik. Arratisja dhe qenia gjithmonë në rrugë e sipër “…në mes të mijëra plagëve të hapura…” e kanë cilësuar dhe e cilësojnë poezinë e tij, disa prej të cilave janë krijuar para dhe disa pas ikjes.
“Nganjëherë mund të kthehem nën strehën time të parë”, pastaj ai e sheh veten atje ku ka lënë rraqet e veta, atëbotë, në shtëpinë e gurtë, atje, prej nga vjen.
Në faqen e njëjtë të gazetës është prezantuar edhe libri “Piramida”, i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, të përkthyer në gjuhën gjermane .
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Shumë fillestarë punojnë si instruktorë skijimi, por pak janë të certifikuar Për disa, është puna përfundimtare e ëndrrave: instruktor skijimi. Por rruga drejt kualifikimit është e vështirë... -
Sukses dhe kaos: 29,000 gjoba në Birsfelden po japin efekt -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve











