Turizëm
Rekord vizitorësh gjatë qershorit në Shqipëri
Dita-ditës, Shqipëria po vizitohet çdo herë e më shumë nga turistët e huaj, përcjell albinfo.ch.
Siç shkruan ATSH, duke iu referuar statistikave, atraksionet më të spikatura shqiptare, vlerat natyrore, kulturore dhe historike të Shqipërisë turistike nga jugu në veri, kanë tërhequr turistë nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Zvicra, Italia, Anglia, Gjermania, Polonia apo edhe SHBA-ja.
Vetëm në muajin qershor, numri i turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë në këtë sezon turistik është rritur me 27% krahasuar me një vit më parë.
“INSTAT bën të ditur se rreth 630.334 turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë në një muaj, duke shënuar rritje dyshifrore të vizitorëve të huaj krahasuar me 2018-ën. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë 2019, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë është 2.136.952, duke u rritur me 11,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018”, transmeton ATSH.
Ajo që bie në sy te statistikat, është se gjatë muajit qershor të këtij viti është rritur numri i shtetasve zviceranë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, është rritur edhe numri nga vendet e tjera, si Greqia e Maqedonia.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë Pa planin e propozuar, Zvicra do të përballej me disavantazhe ekonomike...
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?
-
Kaos në tunelin Gotthard: Shoferët sulmojnë aktivistët e klimës (VIDEO)