Lajme
Tito “thesar” i turizmit kroat
Vendet ku ka frekuentuar dhe pushuar ish kryetari i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz-Tito, sjellin numrin më të madh të vizitorëve në Kroaci
Republika e Kroacisë viteve të fundit është kthyer në shtetin më atraktiv për turizmin bregdetar, pasi që në gjirin e saj ka ishujt më të bukur të Adriatikut. Madje vendet ku ka frekuentuar dhe pushuar ish kryetari i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz-Tito, sjellin numrin më të madh të vizitorëve.
Brijoni, vendi ku dikur kalonte pushimet Titot, tashmë është ishulli i thesarit për kroatët. Qindra turistë zbarkojnë aty çdo ditë për të parë historinë e këtij ishulli. Terrene golfi, vila e hotele janë pranishme në këtë ishull, shkruan TCH në një reportazh bërë ishujve “perla” të bregdetit kroat.
Por, pjesa më interesante është se aty ende janë gjallë ata që dikur ishin figura historike. Në këtë ishull kanë shkelur gati të gjithë, nga amerikanët e deri tek rusët.
Aktorët më të famshëm si Merilin Monro, e deri tek politika si ish-liderja e Indisë, Indira Gandi. Në muzeun e Titos duket qartë se kush vinte në këtë ishull sillte dhurata. Kafshët nuk mbijetonin gjatë, por janë ruajtur gati siç kanë qenë, thuhet më tej në reportazh.
Ky ishull është thesar historie dhe ende ruhet si i tillë. Është mjaft i shtrenjtë, por varkat në zonën e Pulës arrijnë deri atje. Turistët mund të shohin kopshtin. Kurse për ekonominë kroate, Tito mban gjallë shumë njerëz.
“Kemi turistë nga të gjitha vendet, nga Gjermania, Austria, Evropa lindore dhe në përgjithësi ka deri në fund të muajit nëntor. Në vit janë rreth 160 mijë turistë që vijnë këtu”, tregon Sanja Llazareviç, me profesion guidë turistike.
Mbi 30 kilometra nga Zagrebi, ekonomia e Titos lulëzon në Kumrovec, fshatin ku thuhet se ai ka lindur. Aty dyjëzohet jeta e fshatit dhe komunizmi. Pak suvenire dhe gjithçka e ngrirë. Turistët nga vendet perëndimore marrin kujtimet e tyre. “Kemi parë mjaft gjëra këtu. Nga ajo se si kanë jetuar njerëzit dikur, por edhe se si ka jetuar Tito në kohën e tij”, thotë një vizitore.
“Është e rëndësishme që ta njohim historinë e kësaj pjese të Evropës. Tito është një emër që ende njihet nëpër Evropë dhe është interesante dhe vlerë për ta parë këtë vend”, shprehet një tjetër.
Ndryshe ish lideri i Jugosllavisë komuniste, Josip Broz-Tito ka qenë me origjinë kroate, ndërsa konsiderohet si krijuesi i shtetit Jugosllav, i cili u shpërbë në fillim të viteve ’90. Nga Jugosllavia e Tito-s kanë dalë shtatë shtete, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova. Tito vdiq në vitin 1980, ndërsa varri i tij gjendet në Beograd.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune














