E-Diaspora

Edhe Valdet Rama në Bundesligë

Valdet Rama është shumë pranë transferimit në Bundesligën e dytë gjermane në radhët e Mynih 1860

Mediat italiane kanë bërë të ditur lajmin se mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Valdet Rama është shumë pranë transferimit në Bundesligën e dytë gjermane në radhët e Mynih 1860. 27-vjeçari, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Valladolidit, do të nënshkruajë që këtë të enjte një kontratë dyvjeçare me klubin bavarez.

Valdet Rama ka luajtur edhe më parë në Gjermani, ku ka veshur fanellën e Wolfsburgut në sezonin 2005-2008 dhe Hanoverit 2009-2011, por nuk ka mundur të lerë gjurmë.

Rama ka pasur shumë oferta të tjera madje edhe nga disa ekipe të Serisë A, por ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Gjermani dhe në një qytet të madh dhe të njohur si Mynihu.