CH-Ballkani
Sa shpenzojnë shqiptarët në Greqi
Një turist shqiptar shpenzoi mesatarisht 68.9 euro për çdo ditë qëndrimi në Greqi
Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi vetëm për hall, por gjithmonë e më shumë po e vizitojnë për turizëm dhe argëtim.
Të dhënat e bëra publike nga Konfederata greke e turizmit, tregojnë se vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan plot 236 milionë euro në Greqi, vetëm për të bërë pushime.
Shifra, e cila është gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar të vendit, po rritet me ritme të shpejta nga viti në vit, raporton TCH.
Sipas të dhënave të publikuara, vetëm në katër vjetët e fundit, shpenzimet që shqiptarët bëjnë për pushime në Greqi janë rritur me 60 për qind, nga 147 milionë euro që ishin në vitin 2015, në 236 milionë euro vitin e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Madje te dhënat e detajuara tregojnë se shqiptarët hyjnë te turistët më elitarë, të cilët shpenzojnë më shumë edhe se sa turistët e tjerë që vijnë nga vendet e pasura të Evropës.
Sipas konfederatës greke të turizmit, vitin e kaluar një turist shqiptarë shpenzoi mesatarisht 68.9 euro për çdo ditë qëndrimi në Greqi.
Kjo shifër është më e lartë se sa shpenzimet ditore të turistëve italianë, atyre holandezë, spanjollë, danezë dhe çekë, vende të cilat kanë një standard dukshëm më të lartë jetese se Shqipëria.
Dikur emigrantë, tani shqiptarët shkojnë në Greqi për të bërë pushime, si të barabartë, e madje edhe duke shpenzuar më shumë se evropianët.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane Pavarësisht javës zyrtare të gjatë të punës, Zvicra mbetet nën mesataren e Evropës... -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse












