Lajme
Zvicër: Vila e cila fsheh historinë tragjike do të dale në ankand
Në pyllin e Salorino është një shtëpi pushimi e mrekullueshme. Prona fsheh një histori tragjike.
Disi i izoluar, por ende në një vend të mrekullueshëm në skajin e pyllit të Mendrisio-Salorino në Ticino, qëndron një shtëpi me një familje të vetme, e cila do tw dalw nw ankand nw nwntor. Në një ngastër prej 620 metrash katrorë, vlera themelore e pasurisë është 175,000 franga.
Një pazar? Ndoshta jo shumë mirë, duke e ditur që prona i përket 59-vjeçares Maurizio Maria Lazzari – pediatri italian që abuzoi seksualisht me njëmbëdhjetë fëmijë dhe u dënua me 14 vjet burg në 2015.
Rasti i abuzimit shkaktoi terror në Itali disa vjet më parë: Lazzari kishte dhunuar disa prej pacientëve të tij për vite me rradhë. Në çështjen kundër pediatrit dhe psikiatërve, gjykatësi Giuseppe Gennari tha në aktgjykimin e tij: “I pandehuri nuk është një pedofil që i dha dorën makinës në humbje. Ky është një njeri që ka organizuar dhe strukturuar qartë jetën e tij profesionale për të kënaqur dëshirën e tij seksuale të panatyrshme “.
Procesverbali i gjykatës tregoi se Lazzari i zgjodhi viktimat e tij shumë mirë. Për njëmbëdhjetë vjet ai kinse përdhunoi dhe fotografoi pacientët e vegjël në praktikën e tij. Ai u dërgoi atyre mesazhe me tekst dhe terrorizoi prindërit, të cilët guxuan të vinin në dyshim metodat e tij, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













