Lajme
Ndalohen 45 migrantë afër kufirit me Serbinë
Policia maqedonase ka ndaluar 45 migrantë afër kufirit me Serbinë, transmeton agjencia e lajmeve, The Associated Press.
Policia në Maqedoninë e Veriut ka thënë se ka ndaluar 45 migrantë në një furgon afër kufirit me Serbinë, si dhe ka arrestuar ngasësin e mjetit, nën dyshimin e kontrabandimit me njerëz.
Në një komunikatë të policisë maqedonase është thënë se 42 migrantë janë pakistanezë, dy afganë dhe një sirian. Ata janë parë duke u larguar nga furgoni afër kufirit, përcjell albinfo
Besohet se migrantët kanë hyrë në këtë shtet ilegalisht nga Greqia dhe kanë paguar kontrabanduesit për t’i dërguar në Serbi, që më pas të kalojnë kufirin për të arritur në ndonjë vend të Bashkimit Evropian.
Policia ka bërë të ditur se këta persona janë dërguar në një kamp në Gjevgjeli, në pritje të dëbimit në Greqi.
Policia po ashtu ka treguar se kanë ndaluar 10,017 migrantë që kanë hyrë ilegalisht në këtë shtet në gjysmën e parë të këtij viti.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












