Lajme
10 aksidente, shumë të lënduar në rrugën Prishtinë-Pejë
Në autostradën Prishtinë-Pejë kanë ndodhur dhjetë aksidente, ka edhe persona të lënduar.
Këto informata i ka bërë të ditura zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka treguar se ka njerëz të lënduar dhe dëmtime të shumta materiale.
“Ju informoj se në autostradën Prishtine- Pejë, konkretisht prej Sllatinë, Kroi i Mbretit, deri në Komoran, njësitet tona policore për menaxhimin e autostradës janë duke u marrë me disa raste të aksidenteve, ku vlerësohet se ka dëme materiale dhe lëndime në njerëz.
“Policia bashkë me ekipet e emergjencave është duke menaxhuar këtë situatë, ku pas reshjeve atmosferike në këtë pjesë të autostradës nga të dy anët deri në këto momente kanë ndodhur më shumë se 10 aksidente. Për detaje të tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Hoxha.
Si rezultat i këtyre aksidenteve janë shkaktuar kolona të gjata, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues Gjyqtarja e gjeti dëshminë e viktimës të besueshme, por jo atë të të dënuarit. Ajo tha... -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër













