Lajme
Turisti krahason grykën e Rugovës me Zvicrën
Një turist ka ardhur që ta vizitojë Kosovën, e si shumë të tjerë, ai ka vizituar bukuritë natyrore të Kosovës. Ndër to, ai ka vizituar edhe Bjeshkët e Rugovës, përcjell albinfo.ch
Ai e ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook përderisa ka qenë në Bjeshkët e Rugovës, dhe ndër tjera ka treguar se sa vend i bukur është Kosova dhe se në malet e Rugovës është si në malet e Zvicrës, shkruan Express.
Ai po ashtu ka shkruar se sa herë që vjen në Kosovë mbetet gjithmonë e më i befasuar, e këtë për arsye të thjeshta të cilat i ka renditur.
Njerëzit e dashur, ushqimi i mirë janë disa nga shumë arsyet.
Ai në fund shkruan për kosovarët se “ata janë të mrekullueshëm. Shumë prej tyre flasin anglisht, janë shumë të shoqërueshëm, punojnë shumë dhe shakaxhinj… Mendoj që duhet të ketë pak gjak irlandezi këtu” shkroi ai me humor.
https://www.facebook.com/1eyeontheworld/videos/2435283323400586/?t=1
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














