Lajme
Beograd: Tanku pranë stadiumit, në ndeshjen me klubin zviceran
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë shkaktuar polemika duke e vendosur një tank ushtarak pranë stadiumit të tyre, para ndeshjes së kthimit në play-off të Ligës së Kampionëve kundër klubit zviceran, Young Boys.
Tanku, i llojit T-55 i blerë nga depoja ushtarake, është parkuar pranë stadiumit si “atraksion”, sipas klubit serb, Zvezdës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ky vendim i ka ndarë tifozët dhe ka nxitur reagime të ashpra nga shteti fqinj, Kroacia, i cili e ka vlerësuar vendosjen e tankun aty si simbol të sulmit të forcave serbe në qytetin Vukovar në fillim të Luftës Kroate për Pavarësi në vitet 1990-ta.
Gazeta e përditshme sportive e Kroacisë “Sportske Novosti” e ka kritikuar veprimin e Zvezdës, duke e quajtur “provokim morbid nga Beogradi”.
“Ata duan të luajnë në Ligën e Kampionëve duke e festuar njërin prej krimeve më të rënda”, shkruan gazeta kroate.
Tifozët serbë të Zvezdës shkaktuan telashe edhe javën e kaluar para ndeshjes së parë, e cila u mbyll baras 2:2, duke i detyruar policët zviceranë të shkrepin plumba paralajmërues ndaj tyre.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













