Lajme
Deri kur ka afat diaspora për t’u regjistruar për zgjedhje?
Të drejtën për tu regjistruar si votues Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e kanë edhe ata qytetarë që nuk kanë shtetësinë e Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi.
Nga data 30 gusht deri më 10 shtator qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë mundësi të mbushin formularët e tyre për të figuruar në regjistrin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se regjistrimi është i domosdoshëm, sepse vetëm të regjistruarit e suksesshëm mund të votojnë përmes postës.
Elezi ka sqaruar se aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes postës në adresë të KQZ-së apo përmes faksit si dhe përmes e-mailit zyrtar.
“Duke filluar nga disa e sotme, në ueb faqen e KQZ-së dhe në llogaritë e rrjeteve sociale të KQZ-së do të publikohen të gjitha informatat e nevojshme dhe më të detajizuara për këtë periudhë të procesit zgjedhor. Natyrisht se edhe në Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë do të shpërndahen materialet e nevojshme informuese”, tha Elezi.
Qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës llogaritet të jenë deri në 800 mijë, por në regjistrimin e diasporës proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë deri më tani janë regjistruar rreth 400 mijë qytetarë.
Ndërkohë që sipas organizatës joqeveritare ‘Germin’ që merret me organizimin e diasporës, janë rreth 350 mijë votues nga diaspora me të drejtë vote, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026















