Fun
Google ia kalon Coca Colës
Markat më të vlefshme në gjithë botën vazhdojnë të jenë ato të kompanive amerikane dhe aty këtu edhe ndonjë nga Evropa e Azia
Edhe radhitja e tyre ka mbetur pak a shumë e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Por, në ranglistën e sivjetme, përkundër Apple-s që ka ruajtur vendin e parë, Coca Cola ka rrëshqitur për një vend më poshtë.
Kompania më e madhe botërore e pijeve freskuese dhe deri pak vite më parë më e madhja në përgjithësi, këtë vit është detyruar t`ia lëshojë vendin e dytë një kompanie tjetër. Fjala është për makinën kërkuese të internetit, Google, e cila tashmë është e dyta në botë, pas Apple-s, e cila vlen 137 miliardë dollarë ose 113 miliardë euro.
Google ka pasur gjatë këtij viti një ngritje prej 22.7% të vlerës së saj, ka bërë të ditur organizata Eurobrand e cila ka përpiluar ranglistën. Por diferenca në mes të Apple-s dhe Google-s është mjaft e madhe. Google vlen “vetëm” 67.47 miliardë euro, opse për 50 miliardë më pak se Apple. Ndërsa Coca Cola është vlerësuar me 64.78 miliardë euro. Afër tyre për nga vlera janë edhe Microsoft (62.31 miliardë) dhe IBM (54).
Nga kompanitë zvicerane më së larti është ranguar kolosi i industrisë ushqimore, “Nestle”, i cili me 33 miliardë euro ka zënë vendin e 18-të në botë, që paraqet një rënie për tri vende në krahasim me një vit më parë. Por Nestle, sipas kësaj rangliste është kompania e dytë për nga vlera e brendit në Evropë, pas firmës franceze LVMH që peshon 39.35 milionë euro.
Të gjitha 10 vendet e para në ranglistë i zënë kompanitë nga SHBA.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Këto ndalime duhet t’i keni parasysh gjatë pushimeve këtë verë Ndalohet sjellja e peshqirit në plazh, mbledhja e gurëve apo ecja me rroba banje? Gjatë këtyre... -
A e vë në rrezik inteligjenca artificiale shumëgjuhësinë zvicerane? -
Ndërtimi i Aeroportit të Cyrihut filloi 80 vjet më parë -
Një valë tjetër e nxehtësisë “viziton” Zvicrën në javën që vjen -
Djali i Morettit përjashtohet nga kopshti parashkollor













