Lajme
Fshati i librave në Zvicër
Në Saint-Pierre-de-Clages, në pjesën frankofone të Alpeve, ndodhet një fshat i vogël malor, ku librat vlerësohen dhe duhen nga të gjithë
Në këtë vend zhvillohen edhe ngjarje e festivale të librit, të cilat bëjnë bashkë shitësit e librave, autorët, botuesit dhe më shumë se 15 mijë vizitorë.
Pavarësisht nëse jeni koleksionistë apo dashamirës të leximit, shitësit e librave në St-Pierre-de-Clages do t’ju mirëpresin brenda fshatit të vogël të librave gjatë gjithë vitit. Këtu mund të ndani me ta pasionin për librat dhe të gjeni shumë të tillë, transmeton Monitor.
Për fshatin e vogël të Saint-Pierre-de-Clages ngjarjet letrare përfaqësojnë një moment të rëndësishëm historik për shikueshmërinë dhe turizmin, megjithatë vendi është vërtet i bukur dhe ia vlen të vizitohet gjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch.
Ai ndodhet në komunën Chamoson (u bë pjesë e saj në vitin 1376) në Zvicër dhe është veçanërisht i famshëm për kishën e shekullit XI, me kambanoren tetëkëndore.
Çdo muaj në Saint-Pierre-de-Clages mund të merrni pjesë tek e shtuna letrare, një seri takimesh me shkrimtarë të famshëm që lexojnë pjesë nga veprat e tyre. Ndërsa gjatë ditëve të tjera ju mund ta kaloni kohën në mesin e librarive historike që ndodhen në sheshin kryesor, në kërkim të librave të rrallë.
Nga data 23 deri më 25 gusht u zhvillua Festivali i Librit. Ky është tregu më i madh i librave të përdorur.
Të shtunat letrare janë një ngjarje e rëndësishme për fshatin e Saint-Pierre-de-Clages. Gjatë këtyre ditëve ftohen shkrimtarë të famshëm që flasin frëngjisht të lexojnë pjesë të veprave të tyre. Hyrja është gjithnjë falas ndaj letërsisë dhe shoqërohet me degustimin e verës. E shtuna tjetër parashikohet të mbahet më 28 shtator.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit












