Lajme
Elbasani, qyteti më i ndotur i Shqipërisë
Nuk është më Tirana, por Elbasani qyteti më i ndotur i Shqipërisë, ku pluhuri raportohet të jetë një kërcënim real për jetën e qytetarëve.
Sipas raporti të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në matjen e grimcave të pluhurit rezulton se Elbasani është i pari në ndotje, më pas vjen Tirana, Durrësi, Korça dhe Shkodra.
Ndotja në këto qytetet shkarkohet nga automjetet si dhe nga infrastruktura e rrugëve të dëmtuara. Sipas matjeve prezenca e PM 10 dhe e pm 2,5, të cilat janë në vlera të larta janë shkak të mijërave vdekje për shkak të aftësisë për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në gjak, duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje të parakohshme.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, kjo grafikë tregon prezencën e pluhurit në mjedis, ku edhe këtë vit ndotja në Shqipëri është gati 2 herë më e lartë se normat e lejuara të Bashkimit Evropian.
Nga 40 që duhet të jetë vlera e prezencës së këtyre grimcave, Shqipëria i ka 60.
Korçën, Beratin dhe Fierin e ndotin automjetet dhe përdorimi i drurëve për ngrohje. Ministria e Mjedisit jep detaje të raportit.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











