Lajme
Studentët zviceranë sot i bashkohen qendrës ‘TERMOKISS’ në Prishtinë
Studentët e ‘Universitetit të Cyrihut- Departamenti i Arteve’, do t’i bashkohen sot qendrës ‘Termokiss’ në Prishtinë.
Sot nga ora 10:00, studentët e ‘Universitetit të Cyrihut- Departamenti i Arteve’, do t’i bashkohen qendrës ‘Termokiss’, të cilët së bashku me pjesëmarrësit e tjerë do të eksplorojnë dy dimensione: Si reflekton Prishtina me të tashmen e saj, në temën e të përbashkëtës ose publikes dhe si do ta mirëpresë Prishtina edicionin e 14-të të bienales nomade evropiane – “Manifesta 2022”, përcjell albinfo.ch.
Sipas organizatorëve, kjo ngjarje do të realizohet me një shëtitje në tri lokacione, ku gjatë ecjes i pranishëm do të jetë edhe organizatori i ‘Prishtina Mon Amour”, Tobias Bienz, i cili do të tregojë për projektet që janë realizuar për revitalizimin e hapësirave të cilat do të vizitohen.
Po ashtu të pranishmit do të kenë mundësi të dëgjojnë edhe arkitekten Eliza Hoxha, e cila do të shpalosë historinë e këtyre hapësirave dhe gjendjen e tyre të tanishme.
Ecja do të fillojë nga ora 10:00, kurse vendtakimi fillestar do të jetë tek ‘New Born’ në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











