Shkurt.ch
“Përparim i madh” në bisedimet Zvicër-BE
Kështu kanë deklaruar negociatorët e të dyja palëve, Rossier dhe Sullivan, pas një takimi që kanë pasur të enjten në Bruksel
Në bisedimet në mes të Zvicrës dhe BE-së në lidhje me një marrëveshje institucionale kornizë, thuhet të jenë arritur “hapa të mëdhenj përpara”. Kështu së paku kanë deklaruar negociatorët e të dyja palëve pas një takimi që kanë pasur të enjten në Bruksel.
Me këtë rast sekretari shtetëror i Zvicrës ves Rossier, i cili është duke i udhëhequr bisedimet ka thënë para medieve se formulimi juridik i tekstit të marrëveshjes kërkon edhe pak kohë. Duke iu referuar kësaj kohe të nevojshme, udhëheqësi i bisedimeve nga ana e BE-së, diplomati i lartë David O`Sullivan ka folur për një afat prej disa muajsh.
Ndërkaq Didier Burkhalter, president i Federatës së Zvicrës dhe ministër i jashtëm, ka shtuar se vazhdon të mbetet i pasqaruar roli i Gjykatës Evropiane në rast të konflikteve në mes të Zvicrës dhe BE-së.
Takimi i djeshëm ka qenë i fundit në këtë përbërje pasi që kryediplomati O Sullivan nga fundi i nëntorit do të marrë postin e përfaqësuesit të BE-së në SHBA ndërsa në vend të tij bisedimet në emrin e BE-së do t` drejtojë diplomatoipolak, Maciej Popowski, shkruan nzz.ch.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum SVP nuk tërhiqet: Kufizimi i emigracionit mbetet prioritet... -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune -
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi













