Lajme
Rritet numri i të vdekurve nga uragani Dorian
Numri i të vdekurve nga uragani Dorian është rritur në 30-të, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Bahamas, Duane Sands.
Pritet që numri i të vdekurve të jetë “dukshëm më i lartë” brenda ditëve të ardhshme, pasi ekuipazhet vazhdojnë misionet e kërkim-shpëtimit.
Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, ka thënë se rreth 70.000 njerëz “kanë nevojë të menjëhershme të ndihmës për shpëtimin e jetës”.
Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, thuhet në deklaratë./ REL
E-Diaspora
-
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA Tre të rinj shqiptarë nga Gostivari arrijnë universitete elitare në SHBA... -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Zvicër
-
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran Monedha evropiane vazhdon dobësimin ndaj frangut, ndërsa 1 euro këmbehet me rreth 0.91 CHF... -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027 -
Debat i fortë në Bernë: 1/3 e të pastrehëve në strehimore pa dokumente











