Turizëm
Shqipëria, në fokus të rrjetit të hoteleve spanjolle për investime
Media spanjolle “Majorca Daily Bolletin” ka shkruar një artikull për Shqipërinë, si destinacioni më i përshtatshëm për investime në rrjetet e ndërtimit të hoteleve.
Rrjetet hoteliere të Majorkës, të shqetësuara nga rënia e përfitushmërisë vitin e kaular nga aktivitetet që kanë në ishujt Karaibe, po shikojnë destinacione për zgjerim. Një prej destinacioneve që po bëhet më tërheqës është Shqipëria. Kjo e fundit ka hartuar politika për investime të huaja me qëllim të zhvillimit të turizmit në vend, ka shkruar gazeta “Majorca Daily Bolletin”.
Në artikullin e kësaj gazete shkruhet se në muajin e kaluar ka pasur takime mes investitorëve të rrjeteve hoteliere spanjolle dhe zyrtarëve të qeverisë shqiptare. Rrjetet më të njohura spanjolle për investime ishin përfaqësuesit e “Iberostar”, “Mac”, “Jet2” dhe “Viva”.
Po ashtu gazeta spanjolle “Majorca Daily Bolletin” ka shkruar se Presidenti i rrjetit “Iberostar”, Miguel Fluxa, do të investojë 300 milionë euro në 5 vjetët e ardhshme për 6 hotele me 3 mijë dhoma. Mes këtyre investimeve fokus do të jetë Shqipëria, pëcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” Filmi “Shame and Money” fiton çmimin e jurisë në Sundance dhe kualifikohet për Oscars, duke rritur... -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027













