E-Diaspora
Këto janë kompanitë kosovare që po prezantohen në Panairin “M.O.W” në Gjermani
Kompanitë kosovare që po prezantojnë në në panairin “M.O.W” në Gjermani janë: “Albed”, “Dardania Model”, “Elnor” dhe “Kelmendi”.
Katër kompani nga Kosova që merren me përpunimin e drurit po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mobilierisë “M.O.W”, që po mbahet në Bad Salzuflen në Gjermani nga data 15 shtator 2019.
Kompanitë kosovare që po prezantojnë në këtë panair janë: “Albed”, “Dardania Model”, “Elnor” dhe “Kelmendi”. Ato po ekspozojnë produktet e tyre në mesin e mbi 460 ekspozuesve nga rreth 37 shtete të botës. Njëherësh kompanitë nga Kosova po njoftohen me blerës dhe shitës të shumtë të cilët po vizitojnë këtë panair.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive në panair është mundësuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Deutsche Gesellschaft für internationale Zusammenarbeit” (GIZ) GmbH dhe Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK).
Qëllimi kryesor për pjesëmarrjes së kompanive kosovare në këtë panair është mbështetja e prodhuesve nga Kosova për të eksportuar në Evropë.
Ky panair organizohet çdo vit që nga viti 1984 dhe është një nga panairet më të mëdha evropiane të mobilierisë që ofron mundësi për takime mes tregtarëve dhe për krijim të zinxhirëve të shitjes.
Panairi është i hapur deri me datë 19 shtator 2019.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais











