Lajme
Ngordhin mijëra peshq në një liqe në Greqi, BE në alarm
Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.
“Një periudhë e gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, i la peshqit pa ushqim”, tha për “AFP” Dimitra Bobori, përgjegjëse për liqenet në rajon, transmeton Telegrafi.
Liqeni, që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë me 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli kanë dështuar, përcjell albinfo.ch.
Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues, po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.
Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në 2011-ën. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu.
Në 2007-ën rreth 200 zogj u gjetën të ngordhur në brigjet e liqenit. Ndërsa katastrofa më e madhe u shënua më 2004, kur 4500 zogj ngordhën pas shfaqjes së një toksine në ujë, raporton TCH.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















