Lajme
Google planifikon të investojë 3 miliardë euro në Evropë
Drejtuesi i Google- it tha të premten se gjigandi teknologjik është duke planifikuar të investojë 3 miliardë euro për të zgjeruar qëndrat e saj të të dhënave në të gjithë Evropën në dy vitet e ardhshme.
Shefi ekzekutiv Sundar Pichai thotë se do të sjellë investimet totale të kompanisë në infrastrukturën e internetit të kontinentit në 15 miliardë euro që nga viti 2007.
Pichai u takua me kryeministrin finlandez Antii Rinne të premten në Helsinki dhe tha se investimet do të mbështesin 13.000 vende pune me kohë të plotë në Bashkimin Evropian çdo vit.
Ai gjithashtu vuri ne dukje se Google po investon shumë në energjinë e rinovueshme , një iniciativë e paralajmëruar përpara takimeve globale, që bëjnë thirrje për veprim për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike.
Punonjësit në Google dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë amerikane si Amazon dhe Microsoft planifikuan të marrin pjesë të premten në ”grevën globale të klimës”.
Projekti i Google do të përfshijë ndertimin e më shumë se 1 miliard eurove në infrastrukturë të re energjetike në BE, mes tyre një projekt të ri të erës në det të hapur në Belgjikë, pesë projekte të energjisë diellore në Danimarkë dhe dy projekte të energjisë së erës në Suedi dhe Finlandë.
Ka gjithashtu projekte në SHBA dhe Amerikën jugore.
Pichai tha se fillimisht këto projekte do të jenë në internet , portofoli i energjisë pa karbon në google do të prodhojë më shumë energji elektrike sesa Washington D.C, Lituania apo Uruguaji përdorin çdo vit, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











