Futboll
Messi, më i miri në botës
Messi mposhti Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk
Sulmuesi argjentinas Lionel Messi është zgjedhur sonte zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë. Në ceremoninë gala që u mbajt në Milano të Italisë, Messi mposhti Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk.
Ky është rekord për argjentinasin që e fitoi për herë të 6-të titullin e më të mirit, duke lënë mbrapa Ronaldon me 5 tituj.
Për shkak të 50 golave, më shumë se 20 asisteve, titullit në Spanjë me Barcelonën – Leo Messi është votuar më i miri në botë nga gazetarë, trajnerë e kapiteni. 10-shi i Barcelonës e ka mposhtu Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijkun në garën për më të mirin për vitin 2019.
“Çmimet individuale janë në plan të dytë, e pra është ekipi. Për mua, është natë speciale. Dua të falënderoj gruan time, fëmijët e mi që gjithashtu janë pjesë të këtij trofeu. Fëmijët e mi janë të dashuruar në futbollin dhe po iu vjen marre teksa po i shohin idhujt e tyre. Faleminderit të gjithëve për këtë çmim”, tha Leo.
Messi gjithashtu zuri vend në formacionin e vitit, në fazën sulmuese me Mbappen dhe Ronaldionj.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












