Integrimi
Gjermani, rob lufte në Shqipëri: 6 vite mysafir te shqiptarët
Gjashtë vjet rob lufte në Shqipëri? “Jo, unë kam qenë gjashtë vjet mysafir te shqiptarët”, thoshte Herbert Daferner nga Wöschbach Neu-Pfinztal, Baden, Gjermani
Musledin Glina, Karlsruhe, Gjermani*
Nga fundi i viteve gjashtëdhjetë erdhi një zotëri i moshuar ne lokalin tim të atëhershëm “Eis-Venedig” në Mühlburg-Karlsruhe dhe më pyeti se a isha nga Shqipëria. Kur unë ia pohova, më përshëndeti miqësisht në gjuhën shqipe dhe më përqafoi.
Pastaj ai më tregoi se në vitet 1944-1950 kishte qenë rob lufte në Shqipëri dhe foli me entuziazëm për kohën që kishte kaluar atje. Kishte vetëm lëvdata për vendin dhe njerëzit.
Herberti u bë pastaj mysafir imi i rregullt dhe vinte më së shpeshti të dielave në mëngjes. Gruaja e tij në shtëpi, në Wöschbach thoshte se falë zotit burri i saj më në fund kishte takuar një shqiptar (atëbotë unë isha i vetmi shqptar në Karlsruhe dhe rrethinë) sepse ai, nga mëngjesi deri në mbrëmje fliste vetëm për Shqipërinë dhe që nga kthimi nga robëria ishte duke kërkuar një shqiptar, për ta falënderuar dhe për të mundur më në fund të fliste me dikë në gjuhën shqipe.
Pyetjes sime, përse pikërisht si rob lufte në Shqipëri qe ndjerë kaq mirë, ai iu përgjigj se, edhe pse në një vend kaq të varfër si Shqipëria, ai asnjëherë nuk kishte pasur për të ngrënë më pak se vetë shqiptarët. Dhe jo vetëm kaq, si mysafir atij i ishin dhënë gjithmonë porcionet më të mëdha të ushqimit.
Më 12 qershor 1971 në Karlsruhe po luhej ndeshja futbollistike Gjermani-Shqipëri dhe kombëtarja shqiptare ishte vendosur në “Schwarzwaldhotel”-in e atëhershëm në Karlsruhe. Herberti vinte çdo ditë dhe, kohën nga mëngjesi deri në mbrëmje e kalonte me “shqiptarët e tij”. Gjatë zhvillimit të ndeshjes ai qe ulur ne bankinat e stadiumit Wildparkstadion së bashku me trajnerin dhe lojtarët rezervë.
Djemtë e tij, Peter dhe Ernst jetojnë me familjet e tyre në Wöschbach, Neu-Pfinztal (Baden)
*Autori është një shqiptar i lindur në Leskovik në vitin 1933. Pas ikjes nga burgu enverist në fillim të viteve`50, ai ishte arratisur jashtë vendit dhe, që nga viti 1954 jeton në Gjermani, ku ka krijuar familje. Këtë rrëfim të përjetuar nga vetë ai, e ka dërguar për botim (në gjuhën gjermane) enkas për albinfo.ch.
M. Glina është dëshmitar i shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, pasi që në shtëpinë e tij në kohën e Luftës ë Dytë Botërore ishin strehuar disa familje hebrenje.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











