Kosova
Ajova dhe Kosova, bashkëpunimi i mirëfilltë, përkundër distancës
Filloi si bashkëpunim ushtarak mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, por sot miqësia mes këtij shteti amerikan dhe Kosovës është shumë më e thellë
Arsimi, ekonomia, siguria dhe drejtësia janë vetëm disa nga fushat që këto dy shtete kanë partneritet. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds, tha se nëse krahason popullin e Ajovas dhe atë të Kosovës, dallimet janë krejtësisht të vogla. Të përbashkëtat e dy popullatave po bëjnë që miqësia të jetë e qendrueshme, ndonëse distanca mes tyre është shumë e madhe.
Shtetin e Ajovës dhe Kosovën i ndajnë rreth 8 mijë e 500 kilometra. Por, distanca nuk ishte aspak problem për një dyqan vere në qytetin Johnston të këtij shteti amerikan. Tash e një kohë, në “Wine Styles” shitet një verë e prodhuar në Kosovë.
Fusha më e fortë e bashkëpunimit vazhdon të jetë ajo e ushtrisë. Vetëm javën që shkoi në Ajova qëndruan për 10 ditë katër pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimit për reagim në raste të katastrofave natyrore.
Kosova është vend i vetëm që ka konsullatën e saj në këtë shtet amerikan. Prania e stafit diplomatik të Kosovës në Des Moines, e bën Kosovën pjesëmarrëse në shumë ngjarje kulturore që ndodhin në kryeqytetin e Ajovas, transmeton VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit












