Lajme
Sebastian Kurz fitoi bindshëm zgjedhjet në Austri
Ka fituar bindshëm zgjedhjet e së dielës Partia e kancelarit Sebastan Kurz në Austri
Sipas një Exit-Polli, (rezultateve të para) jozyrtare, Partia Popullore e Kurzit ka marrë 37.2 për qind, përkundër Socialdemokratëve që kanë 22 për qind, e Partisë së Lirisë me 16 për qind. Të Gjelbrit kanë marrë 14.3 për qind, ndërsa liberalët e Neos kanë marrë 7.4 për qind, sipas rezultateve të “SORA”-s.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të ndryshojnë, pasi që të hënën priten edhe votat me postë. Në këto zgjedhje kanë konkurruar tetë parti. Të drejtën e votës kanë pasur shtetasit e Austrisë mbi moshën 16 vjet. Për Parlamentin e ri do të zgjidhen 183 deputetë, ndërsa mandati i tyre zgjat pesë vjet. Rezultatet përfundimtare do të dihen të hënën, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











