Jeta në Zvicër
Sommaruga, zgjidhet presidente e Federatës për vitin 2015
Me 181 vota pro, rezultati i saj është më i miri që deri më tash e ka arritur një kryetare (femër). Ajo e ka tejkaluar për 75 minumumin e nevojshëm për t`u zgjedhur
Me votimin nga Parlamenti, ku ishin deputetët e të dy dhomave, ministrja e drejtësisë dhe e policisë, Simonetta Somaruga është zgjedhur kryetare e federatës së Zvicrës për vitin 2015. Me 181 vota pro të 210 votave të vlefshme të deputeteve të pranishëm, ajo ka arritur një rezultat shumë të mirë. Madje, rezultati i Sommarugës është më i miri që deri më tash e ka arritur një kryetare (femër). Ajo e ka tejkaluar për 75 minumumin e nevojshëm për t`u zgjedhur.
Sommaruga në Këshillin Federal vjen nga Partia Socialdemokrate (SP/PS). Ajo është nga Kantoni i Bernës
Krahas kryetares, në të njëjtën seancë është zgjedhur edhe nënkryetari. Ai është ministri i ekonomisë, Jochan Schneider-Amann nga FDP/PLR. Për të kanë votuar 173 deputetë. Me këtë rezultat ai ka gjasa të mira që në vitin 2016 të zgjidhet president.
Si Sommaruga, ashtu edhe Ammann vijnë nga kantoni i Bernës, kështu që është hera e parë në historinë e zgjedhjes për këto dy poste që të dy të zgjedhurit të jenë të kantonit të njëjtë. Madje, deri në vitin 1999 një gjë e tillë as që ka qenë e mundur. Deri atëherë ishte në fuqi e ashtuquajtura “klauzola kantonale”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













