E-Diaspora
U ndanë gjashtë çmime Fides 2014 për filantropët e Kosovës
Në organizim të Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) u ndanë Çmimet FIDES 2014 për Filantropi në Kosovë. Nga diaspora u nderuan Lazim Destani dhe vëllezërit Kuzhnini
„Fides 2014 shënon momentin e shkëlqimit dhe njëherësh përmbyll javën e filantropisë të cilën Forumit për Iniciativa Qytetare e zhvilloi në bashkëpunim me shumë bashkëpunëtorë dhe me një ndihmesë të madhe mediale. Me moton “T‘i themi Po bashkëpunimit ndërsektorial”, Java e Filantropisë ia doli të mobilizonte një numër të madh aktorësh në dy sektorë: atë publik dhe privat të shoqërisë civile në diskutimin e një numri të madh problemesh të përditshmërisë kosovare“, tha mes tjerash në fjalën hyrëse zonja Dajana Berisha, derejtoreshë ekzekutive e FIQ-it.
Në emër të Fondit të vëllezërve Rockfeller, të pranishmit i përshëndeti Haki Abazi, drejtor për Programin e Ballkanit Perëndimor, duke inkurajuar filantropistët shqiptarë, bazuar në shpirtin dhe vullnetin e tyre bamirës, me arsyetimin se pa ndihmën ndaj njëri-tjetrit do të jemi më të dobët.
Ishin 6 kategori të shoqërisë sonë që u shpërblyen me çmimin „FIDES 2014“: 1. Çmimi për kontribut në nivel kombëtar që e mori Fondacioni IPKO, duke kontribuar në arsim dhe teknologji informative; 2. Çmimi për kontribut në partneritet filantropik, që e mori Komuna e Hanit të Elezit me në krye z. Rufki Suma, i cili shquhet për ndërmarrjen e aktiviteteve në përkrahjen e grupeve të ndryshme sociale, por edhe në qeverisjen e mirë komunale; 3. Çmimi për kontribut individual iu nda veprimtarit Misin Zenunaj nga Klina, që ndërtoi qendrën rinore në fshatin Gramnik të Klinës; 4. Çmimi për kontribut nga diaspora iu dha biznesmenit Lazim Destani i cili ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime filantropike, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit; 5. Çmimin për kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm nga organizatat e shoqërisë civile e fitoi organizata The Ideas Partnership, për përkrahjen e grupeve të margjinalizuara, siç është komuniteti RAE, duke krijuar vende pune për gratë e këtij komuniteti dhe përfshirjen e fëmijëve në shkolla; dhe këtë mbrëmje u nda edhe një çmim i veçantë për kontribut jetësor “Hasan Prishtina”, i cili iu dha vëllezërve Mikel e Simon Kuzhnini, të cilin e ndau z. Murat Jashari. Vëllezërit Kuzhnini u nderuan me këtë çmim, për kontribut jetësor që i kanë bërë popullit të Kosovës në më shumë se katër dekada, duke dhënë nga pasuria e tyre familjare një pjesë të konsiderueshmë të mjeteve financiare dhe kohës.
Murat Jashari, njëri nga dorëzuesit e çmimit FIDES 2014 për meritorët e këtij çmimi – Vëllezërit Kuzhnini – tha se jemi mësuar që pas luftës të përjetojmë ndarje çmimesh ose mirënjohjesh për ata individë që tani nuk janë në mesin tonë, por me këtë rast unë jam i privilegjuar që çmimin FIDES 2014 për kontribut jetësor „Hasan Prishtina“ t’ua ndajë Vëllezërve Kuzhnini, të cilët gjatë jetës së tyre dhanë dhe po japin kontribut të madh për ta ndihmuar popullin e Kosovës.
Në fjalën e tij falënderuese Simon Kuzhnini përgëzoi Forumin për Inicitiva Qytetare për organizimin e ndarjes së çmimit FIDES, duke apeluar te të gjithë shqiptarët që ta bashkëndjejnë filantropinë dhe të bëhen pjesë e saj në përditshmërinë e tyre.
„Kjo mbrëmje duhjet të jetë shembull për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë njëri-tjetrin, t’u ndihmojnë familjeve, sepse ndihmesa dhe humaniteti janë ushqim shpirtëror“, tha Simon Kuzhnini, për të vazhduar: „Zonja Berisha, ju falënderoj shumë që sonte na ndatë çmimin i cili do të na përcjellë në jetën tonë deri sa të jemi gjallë dhe do të na motivojë që të jemi edhe më të angazhuar për t’i ndihmuar familjet, për t’i ndihmuar nevojtarët e sëmurë si dhe ata që kanë nevojë për rrugën e dashurisë dhe rrugën vëllazërore të kombit tonë“.
Për Vëllezërit Kuzhnini, ky çmim kishte një domethënie shumë të madhe edhe për faktin se atë ua dorëzoi Murat Jashari, pjesëtari i familjes legjendare dhe i sakrificës, pra përfaqësuesi i familjes së komandantit Adem Jashari, aq më tepër që edhe vetë çmimi po mbante emrin e një atdhetari dhe veprimtari të shquar – emrin e Hasan Prishtinës.
Mbi 350 mysafirë të kësaj gala mbrëmjeje nga institucionet vendore e ndërkombëtare, afaristë vendas, aktivistë të dalluar të komuniteteve, qytetarë dhe miq të shumtë të FIQ-it, patën rastin të dëgjojnë pika muzikore nga Medina Surdulli nga Down Syndrome Kosova, si dhe të shohin një ekspozitë me punime si: piktura, grafikë dhe fotografi nga artistë të rinj nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë, ndërkaq Ilir Bajri po ashtu shoqëroi koktejin me pika muzikore.
Xhevdet Kallaba
Çmimi për diasporën, Biznesmenit Lazim Destani
Çmimi për kontribut nga diaspora iu dha biznesmenit Lazim Destani i cili ka ndarë një pjesë të fitimeve të bizneseve të tij për qëllime filantropike, mbështetje të projekteve kulturore dhe të arsimit, si dhe atyre të ambientit.
Këtë mbrëmje u nda edhe një çmim i veçantë për kontribut jetësor “Hasan Prishtina”, i cili iu dha vëllezërve Mikel e Simon Kuzhnini, të cilin e ndau z. Murat Jashari. Vëllezërit Kuzhnini u nderuan me këtë çmim, për kontribut jetësor që i kanë bërë popullit të Kosovës në më shumë se katër dekada, duke dhënë nga pasuria e tyre familjare një pjesë të konsiderueshmë të mjeteve financiare dhe kohës.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau













