Lajme
Aleanca Kuqezi me peticion: “Vota e emigrantëve online’
Mbi 1.3 milionë qytetarë të Shqipërisë, të cilët jetojnë jashtë vendit, nuk kanë të drejtë vote.
Aleanca Kuqezi e vlerëson si cenim të shprehjes së vullnetit të emigrantëve për t’u përfaqësuar nga një qeveri.
Për t’u dhënë të drejtën e votës, edhe qytetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, Aleanca Kuqezi ka nisur nënshkrimin e një peticioni për projektligjin “Vota e emigrantëve online’.
Projektligji, sipas kësaj Aleance, do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë me 20.000 firma nga populli dhe synon të garantojë votën e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.
Kreshnik Spahiu nga Aleanca Kuqezi thotë se Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s dhe i vetmi shtet në BE që nuk u njeh votën shtetasve të vet, atje ku jetojnë dhe punojnë.
„Mbi 1.3 milionë shqiptarë me të drejtë vote nuk kanë mundësi të shprehin vullnetin për t’u përfaqësuar nga një qeveri. Pjesa më vitale e kombit dhe personalitete të shquara të artit, sportit, shkencës, teknologjisë, por dhe mijëra punëtorë të ndershëm nuk kanë mundësi për 24 vjet të votojnë për qeverinë e Shqipërisë, duke bërë kështu që gjithmonë të kemi një qeveri të pakicës”, citojnë mediat e Tiranës Kreshnik Spahiun.
Siç transmetojnë mediat në Tiranë, peticioni është nënshkruar në Austri, Gjermani dhe vazhdon të nënshkruhet nga aktivistët kuqezi në çdo qytet të Shqipërisë dhe Evropës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













