E-Diaspora
Leuenberger: Albinfo.ch, referencë e rëndësishme informimi edhe për zviceranët
Ueli Leuenberger është deputet nacional dhe themelues i UPSH në Gjenevë. Ka qenë edhe kryetar i Partisë së Gjelbër të Zvicrës
Në mesin e panelistëve të debatit që organizoi albinfo.ch të premten e kaluar, ishte edhe Ueli Leuenberger. Pos si deputet nacional , ish kryetar i të Gjelbërve në nivel vendi dhe themelues i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, ai njihet edhe si mik i dëshmuar i komunitetit shqiptar në Zvicër.
Duke folur për 4 vjetorin e platformës albinfo.ch, Leuenberger thotë se ajo është zhvilluar në drejtimin e duhur dhe se tashmë ka kaluar suazat e ngushta të një komuniteti, duke u bërë faktor me rëndësi në fushë të informimit edhe për të tjerët
“albinfo.ch është bërë një platformë e rëndësishme informative jo vetëm për vetë shqiptarët por edhe për të gjithë të tjerët që interesohen për komunitetin shqiptar. Ajo është zhvilluar dhe sot ka një pozicion shumë të mirë, në radhë të parë publikimi online i saj por edhe varianti i shtypur (revista), që ka filluar më vonë. Mendoj se ky portal është duke u zhvilluar në drejtim të duhur, thotë Leuenberger.
“Albinfo.ch merret me tema të rëndësishme, herë herë edhe me ato që janë më të popullarizuara dhe flet me tekst të qartë”.
Rreth asaj se ku ka potencial për zhvillim të mëtejmë të albinfo.ch, Ueli Leuenberger mendon se “potenciali duhet kërkuar në atë drejtim që platformën do ta bënte edhe më të njohur, pasi që ka qarqe në Zvicër që ende nuk e njohin atë. Sigurisht, ka edhe të tillë që “e njohin” në kuptimin negativ. Ata vijnë nga po ato qarqe të cilat gjithmonë kanë “gjuajtur” në drejtim të shqiptarëve dhe që gjithmonë janë përpjekur që shqiptarëve t`ua bëjnë jetën më të vështirë”.
Edhe sa i përket imazhit të shqiptarëve Leuenberger gjykon se vlen e njëjta gjë: “Te qarqet e caktuara, ata vazhdojnë të kenë imazh të keq por marrë në përgjithësi, ky imazh është përmirësuar. Duke u nisur nga sfera ekonomike, ku sot hasim shumë shqiptarë të suksesshëm e të njohur por edhe në sferat tjera. Pastaj këtu hyjnë edhe të gjithë ata të rinj shqiptarë që diplomojnë në universitete dhe jo vetëm ata që shënojnë gola”.
Dhe le të shpresojmë, thotë Leuenberger me humor, që kur futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane ndonjëherë të mos shënojnë gola, nuk do të bëhen përnjëherë “shqiptarë të këqij”.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











