Jeta në Zvicër
Dhoma e Kantoneve, jo dëbimit të të huajve me automatizëm
Ajo pajtohet me dëbimin e të huajve me dosje krimi por këmbëngul që kjo të bëhet vetëm pas shqyrtimit të rasteve veç e veç
Iniciativa për dëbimin e të huajve kriminelë, për të cilën zviceranët patën votuar në referendum para katër vitesh, mund të mos jetësohet sipas kërkesës së iniciatorëve. Kështu, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës në votuan e bërë sot ka devijuar nga teksti i iniciativës së përmendur, i cili kërkonte dëbimin e të huajve pa përjashtime, në rast të kryerjes së veprave penale të caktuara. Kjo domethënë se iniciativa nuk i linte hapësirë veprimi gjyqtarëve që të vendosin se cilat raste janë për dëbim dhe cilat jo.
Dhoma e Kantoneve pajtohet me dëbimin e të huajve me dosje krimi por ajo këmbëngul që kjo të bëhet vetëm pas shqyrtimit të rasteve veç e veç.
Ndryshe nga kjo dhomë, Dhoma Nacionale e Parlamentit pati vendosur për zbatimin strikt e pa përjashtime të iniciativës. Ajo e kishte bërë këtë e shtyrë nga kërcënimi i SVP/UDC si bartëse e asaj iniciative se do të niste edhe iniciativën tjetër, edhe më restriktive, për jetësimin e iniciativës së parë.
Dhoma e Kantoneve është treguar më e butë sa u takon “sekondove” të rinjve të gjeneratës së dytë, të cilët janë të lindur në Zvicër por nuk posedojnë shtetësi zvicerane, shkruan srf.ch. Këta, sipas dhomës së përmendur nuk duhet të dëbohen në mënyrë automatike nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











