Integrimi
Kapen nëntë shqiptarë klandestinë në Gjermani
Po ashtu është kapur edhe një shqiptar, në makinën e të cilit ishin tetë klandestinë
Në trenin nga Munihu në drejtim të Ulm-it një patrullë policore ka kapur të hënën, në afërsi të Günzburg-ut nëntë shqiptarë të Kosovës prej 13 deri 45 vjeçarë. I gjithë grupi kishte hyrë ilegalisht në Gjermani dhe nuk posedonin pasaporta ose viza të vlefshme.
Ndaj personave madhorë në këtë grup është ushtruar kallëzim penal në bazë të ligjit për qëndrimin e të huajve në Gjermani. Pas kësaj, policët i kanë dërguar të gjithë ata në një qendër pranimi të azilkërkuesve.
Ndërsa dy ditë para kësaj, një patrullë policore ka ndjekur një makinë Crysler Voyager në autostradë duke dashur ta kontrollojë. Por makina e ka rritur shpejtësinë në maksimum duke bërë përpjekje që të ikë. Shoferi nuk u është përgjigjur kërkesave të policisë për tu ndalur dhe ka provuar të kalojë në korsinë e majtë. Më në fund makina është ndalur në parkingun anash rrugës.
Në makinë policia ka gjetur tetë meshkuj, ndërsa shoferi shqiptar ishte nisur me ta që t`i transportonte për në Danimarkë. Po në Danimarkë ia kishin mësyrë edhe disa grupe të tjera që policia gjermane i ka kapur gjatë vikendit të kaluar. Në të gjitha rastet personat e dyshuar për trafikim do të përgjigjen penalisht ndërsa të trafikuarit janë dërguar në qendrat për pranim të azilkërkuesve.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë Kapiteni zviceran reagoi me nervozizëm gjatë ndërprerjes për hidratim, ndërsa pas fjalimit të tij Zvicra ndryshoi... -
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve














