Lajme
Finlanda vazhdon përkrahjen për Ministrinë e Diasporës
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, priti sot të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen
Ministri i Diasporës, Vaon Murati e falënderoi ambasadoren Meskanen për ndihmën që Qeveria finlandeze i ka dhënë Ministrisë që e udhëheq ai së pari në përpilimin e Strategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, procesin e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, si dhe në projektin e rrjetëzimit të bizneseve të diasporës, duke u shprehur i gatshëm që këtë bashkëpunim të mirëfilltë ta vazhdojë edhe në të ardhmen në nivel edhe më të lartë, posaçërisht në sjelljen e përvojës finlandeze dhe diasporës sonë në Finlandë, në sistemin e arsimit publik. Meskanen, duke i uruar ministrit Murati detyrën si Ministër i Diasporës, e njoftoi për projektet, të cilat Qeveria finlandeze është duke i mbështetur në Kosovë.
“Qeveria Finlandeze, konkretisht Ministria e Punëve të Jashtme e ka vendosur si prioritet çështjen e të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar që së bashku me Ministrinë e Diasporës, përveç çështjeve që lidhen me diasporën, të punojmë edhe në fusha të tjera”, tha znj. Meskanen. Ajo u zotua se bashkëpunimi do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë “Protestat në Shqipëri kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të mjedisit kanë mbërritur në Zvicër", shkruan nga vendngjarja,... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Si do t`i kalojë Këshilli Federal pushimet verore Këshilli Federal përcakton periudhat e pushimeve të tij kolektivisht - gjithmonë gjatë periudhave të pushimeve... -
Një zgjidhje e mundshme nga Zvicra “për të qetësuar” SHBA-në -
Dronë të panjohur fluturuan mbi kazermat në Jassbach -
Presidenti Parmelin i jep zemër Nati-t përpara ndeshjes me Kolumbinë -
Nis trafiku i pushimeve verore në Zvicër: Kolona drejt jugut, disa kilometra e gjatë













