Kosova
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje të re, procedura më të thjeshta për punësim
Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për mobilitetin në punë, me synim lehtësimin e qasjes së qytetarëve të të dy vendeve në tregun e punës dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Andin Hoti dhe ministrja Delina Ibrahimaj, teksa e njëjta synon të krijojë procedura më të thjeshta dhe më të shpejta për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, duke zgjeruar mundësitë për zhvillim profesional dhe bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes si një instrument konkret që afron më tej Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të punës.
“Kjo është një marrëveshje që lehtëson qytetarët në të dy anët e Kombit, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
Ajo theksoi se përmes këtij bashkëpunimi do të afrohen më shumë tregjet tona të punës, do të përmirësohen shërbimet për qytetarët dhe do të mbështeten bizneset që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.
Ndërkaq, Hoti u shpreh se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në krijimin e mundësive më të mëdha për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës për të përfituar nga shërbimet dhe programet në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Vula e Ekselencës, si shndërrohet një diplomë e Kosovës në Licencë Auditimi në Zvicër -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Zvicër/Kosovë
Nga Zvicra në Kosovë, çifti i ri ndërton kampingun e ëndrrave në mes të natyrës -
Martin Marku u zgjodh Këshilltar Komunal në Graz të Austrisë
Jeta në Zvicër
-
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil Procedurat janë duke u zhvilluar kundër pronarit të kafshëve për mizori të dyshuar ndaj kafshëve... -
Ndihma federale për zhdëmtimin e viktimave nga Crans Montana -
Temu ka tejkaluar Amazonin në tregtinë elektronike zvicerane -
Shpenzimet e kujdesit për fëmijët së shpejti do të ulen për familjet zvicerane -
Nga taksat te pensionet: Çështjet e mëdha për të cilat Zvicra do të votojë në nëntor













