Futboll
Xhaka ia kthen Evrasë: Një lojtar i shkëlqyer, por flet budallallëqe
Granit Xhaka i është kthyer me tone të ashpra ish-futbollistit të Manchester United dhe Juventusit, Patrice Evra, i cili i etiketoi “bebe” lojtarët e Arsenalit pas humbjes 1-0 në fushën e Sheffieldit, me gol të Lys Mousset në pjesën e parë. Evra deklaroi se nuk ishte aspak i surprizuar nga rezultati dhe se vendësit e meritonin fitoren.
“Para 10 vjetësh i quaja “bebet e mia” dhe ata kanë mbetur edhe sot të tillë. Kur i shoh duke luajtur, mendoj se janë ende “bebe”, kjo është e vërteta. Nuk po tregoj mungesë respekti kur e them këtë”.
Xhaka nuk ka mundur t’i kapërdijë këto fjalë fyese të Evrasë për lojtarët e Arsenalit. Shqiptari i “Topçinjve” iu përgjigj:
“Ca njerëz flasin shumë. Kam shumë respekt për të, sepse ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, por duhet të jesh i kujdesshëm me ato që thua. Ai i di këto situata, por nuk është vetëm ai. Shumë njerëz flasin budallallëqe, është gjithmonë e njëjtë gjë”.
Kapiteni i Arsenalit gjithashtu refuzoi të përdorte si alibi karakterin e skuadrës së tij për humbjen në “Bramall Lane”.
“Ne duhet të ndalojmë së foluri për anën psikologjike dhe budallallëqe të tjera si kjo. Më vjen keq ta them këtë, por për mua është e njëjta qoftë si të luash në shtëpi dhe jashtë. Duhet të fitosh dhe të tregosh karakter të madh dhe të mos kërkosh të njëjtin justifikim”.
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih












