Lajme
Xhaka nuk do t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit
Granit Xhaka ka refuzuar t’u kërkojë falje tifozëve të Arsenalit për sharjet ndaj tyre gjatë barazimit 2:2 me Crystal Palace të dielën në Premierligë
Kapiteni shqiptar i Arsenalit u fishkëllye nga tifozët e vet teksa doli nga fusha pasi u zëvendësua herët në ndeshje në Emirates Stadium, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Kjo e nxiti Xhakën të reagojë me zemërimin ndaj tifozëve, duke ia hedhur shiritin e kapitenit bashkëlojtarit të vet Pierre-Emerick Aubameyang, para se t’i shante tifozët e vet.
Mesfushori shqiptar e vazhdoi tërbimin dhe e hoqi fanellën para se të futej në tunel rrugës për në zhveshtore.
Gazeta britanike “The Times” raporton se Xhaka e ka hedhur poshtë kërkesën e trajnerit të Arsenalit, Unai Emery, për t’u kërkuar falje tifozëve të vet.
Sot në një konferencë për media, Emery tha se shqiptari është i trishtuar dhe shkatërruar nga ajo çfarë ndodhi.
Emery konfirmoi, po ashtu, se Xhaka do të mungojë në ndeshjen e rundit të katërt të Carabao Cup kundër Liverpoolit.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















