Futboll
Rrëfehet Loret Sadiku për largimin nga Shqipëria
Sadiku: “Nëse largohesh dhe shkon te Kosova, nuk do të kthehesh më kurrë”
Ka provuar të luaj me ngjyrat e 3 përfaqësueseve të ndryshme, ndërkohë që tani nuk aktivizohet me asnjë prej tyre. Bëhet fjalë për shqiptarin e lindur në Prishtinë, Loret Sadiku, historia e të cilit u shndërrua në një telenovelë të vërtetë.
Futbollisti i cili aktivizohet në radhët e skuadrës turke të Kasimpasha, fillimisht ishte pjesë e të rinjve të Suedisë, teksa po priste festën e Kombëtares A.
Ai më pas vendosi të vishte fanellën e Shqipërisë, por pa arritur të debutojë në një ndeshje zyrtare. Teksa ishte pjesë e kuqezinjve, Sadiku, doli në fushë me Kosovën. Në një prononcim për median turke “haberturk.com”, futbollisti ka rrëfyer historinë e koklavitur, duke u shprehur:
“Unë kam luajtur për Suedinë U-21. Pastaj vazhdova karrierën time. Kur erdhi puna për Kombëtare A, mora ftesë nga Suedia dhe Shqipëria. Do të ishte shumë, shumë herë më mirë të shkoja te Suedia. Shkova njëherë te Shqipëria! Kam kaluar 2 javë atje, për dy ndeshje që kishin ata kundër Qiporos dhe Zvicrës”, u shpreh Sadiku për Panorama.
“Unë shkova për të luajtur në këto ndeshje, por dolën disa problemet me dokumentet dhe nuk luaja dot. Pastaj kishte një ndeshje të rëndësishme te Kosova. Doja të shkoja andej dhe i thashë trajnerit të Shqipërisë asokohe: “Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për mua. Kosova është shumë e vlefshme për mua. Unë dua të marr pjesë në këtë ndeshje”. Ai u zemërua shumë dhe u përgjigj: “Nëse largohesh, nuk do të kthehesh më kurrë”. Bëra atë që doja të bëja.
“Unë shkova te Kosovës. Luajta një ndeshje historike. Ishte muaji maj. Në gusht, trajneri i Shqipërisë më thirri përsëri dhe më tha: “A do të vish?”.
“I thashë që unë vij, por dua garanci. Sepse nuk doja të kthehesha atje dhe të vazhdoja të njëjtën gjë. Pastaj media bëri një propagandë të keqe për mua. Ata abuzuan me fjalët e mia. Ata njoftuan në mënyra të ndryshme se nuk dua të vija, se doja të luaja. Kështu që unë nuk kam shkuar në Kombëtaren e Shqipërisë dhe kam dashur të vazhdoj me Kombëtaren e Kosovës”.
“Kështu kisha garanci te Kosova dhe vazhdova aty derisa FIFA nuk më lejoj që të ndërroja më shumë se dy Kombëtare. Prandaj jam duke pritur”.
“Përballja e Shqipërisë ndaj Turqisë? Nuk do të dëshirojë të isha në fushë me Kombëtaren shqiptare. E pashë ndeshjen. Shqipëria luajti mirë. Ishte një nga ndeshje më të mira në grup. Kur Shqipëria shkoi në Europian në vitin 2016, kishte një strukturë vërtet të fortë. Të gjithë luftonin për njëri-tjetrin. Unë mendoj se ata do të bëjnë një ekip të mirë, kur të ndjekin të njëjtën taktikë sin ë vitin 2016. Janë në rrugën e duhur”.
“Nëse më thërrasin a do të luaja? Po, ata më telefonuan vitin e kaluar, por unë nuk desha të luaja për Shqipërinë. Nuk ka asnjë pengesë që unë të mos luaj me ta, por nuk dua të luaj atje”, u shpreh Sadiku percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur Gjetjet fillestare tregojnë se shoferi 87-vjeçar shtypi aksidentalisht pedalin e gazit në vend të pedalit të... -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta -
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua












