Lajme
Më shumë linja të trenave brenda dhe jashtë Zvicrës
Disa kompani hekurudhore evropiane, përfshirë këtu Hekurudhat Federale Zvicerane, janë duke zgjeruar kapacitetin e tyre të rrjetit për të siguruar më shumë mundësi për njerëzit që udhëtojnë brenda dhe jashtë Zvicrës
Hekurudhat Federale Zvicerane, së bashku me Deutsche Bahn (DB), hekurudhat shtetërore franceze SNCF dhe homologun italian Trenitalia po ofrojnë shërbime shtesë ndërkombëtare hekurudhore për të përmbushur kërkesat e rritura.
Gjithashtu, Hekurudhat Federale Zvicerane dhe Austriake (ÖBB) planifikojnë të zhvillojnë më tej shërbimet e trenave të natës midis Zvicrës dhe Austrisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Cyrih të shtunën kompanitë hekurudhore prezantuan trenat e rinj, përfshirë ICE 4, një tren gjerman me shpejtësi të lartë me shërbim nga Cyrihu dhe Chur, dhe WLAN falas, duke filluar muajin e ardhshëm.
Flota e re ka 20% më shumë kapacitet se trenat e mëparshëm, të cilët ishin të vjetër rreth 30 vjet.Gjithashtu duke filluar nga muaji i ardhshëm, TGV Lyria Franceze do të operojë 15 trena dykatësh nga Cyrihu, Lausanne dhe Gjeneva për në Paris – duke zëvendësuar trenat aktualë.
Orari i punës gjithashtu do të zgjerohet. Këto lëvizje do të rrisin kapacitetin ditor nga 4500 në 18,000 vende. Udhëtimi me tren gjithashtu pritet të bëhet më i lirë.
E-Diaspora
-
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës Ai do të marrë pozicionin e tij të ri më 1 qershor 2026, në BLVK, duke... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion”
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












