Kosova
Palmer: Njohja reciproke Kosovë-Serbi do t’i zgjidhte mosmarrëveshjet mes dy vendeve
Ai tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell
Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e cila do të nënkuptonte njohje reciproke.
“Kur do të njihnin njëri-tjetrin, do të mund të zgjidhnin çështje kontestuese si fqinj”, ka thënë Palmer në televizionin sarajevas, N1.
Sipas fjalëve të tij, nevojitet që Kosova dhe Serbia “të ulen në tavolinë, të arrijnë marrëveshje dhe së bashku të hartojnë rrugën kah e ardhmja evropiane”.
Palmer tha se arsye për bisedime është fakti që edhe Kosova edhe Serbia synojnë Evropën dhe është e domosdoshme të shihet se çfarë kompromisesh janë të nevojshme në mënyrë që të shkohet tutje, përcjell koha.net.
“Nevojitet marrëveshje të cilën publiku në të dyja palët do ta pranojë dhe mbështesë si rrugën më të mirë përpara”, tha ai, dhe shtoi se është me rëndësi që ajo marrëveshje të jetë “e zbatueshme, e drejtë dhe e qëndrueshme”.
Ai tha se ka bashkëpunim shumë të mirë me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenell dhe se ky nuk është rasti i parë që SHBA-ja emëron dy përfaqësues specialë për të njëjtën çështje përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











