Futboll
Dajaku, ylli shqiptar i radhës në Gjermani
Leon Dajaku është vetëm 18-vjeçar dhe ka debutuar me Bayern Munichun
Në Gjermani luajnë disa futbollistë shqiptarë që kanë rol kyç në skuadrat e tyre.
Një talent që pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Leon Dajaku, me prejardhje nga Kosova, shkruan albinfo.ch.
Dajaku është vetëm 18-vjeçar, derisa të shtunën ka debutuar për gjigantin gjerman, Bayern Munich, në fiton 2:0 ndaj Wolfsburg-ut në “Allianz Arena”.
Ai erdhi në Bayern nga Stuttgart, ku edhe me këtë skuadër kishte luajtur dy ndeshje në Bundesligë.
Leoni luan për Gjermaninë U17 dhe U18, derisa në të ardhmen mund të zgjedhë të luajë për Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë.
Sidoqoftë, futbollisti i ri shqiptar ka një të ardhme të ndritur, derisa për lojën e fundit e ka përgëzuar edhe klubi i Bayernit.
“Urime për debutimin, Leon Dajaku!”, shkroi Bayerni në Facebook.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane











