Autotech
“Honda” feston prodhimin e motorit të 400-miliontë
Kompania japoneze aktualisht prodhon një gamë të gjerë të motoçikletave dhe skuterëve
70 vjet pas modelit D-Type të parë të prodhuar më 1949, kompania Honda festoi prodhimin e 400 milionë motorëve në gjithë botën.
Kompania ”Honda” u themelua në vitin 1948 dhe prodhimi masiv i motoçikletave jashtë Japonisë u inaugurua për herë të parë në Belgjikë në vitin 1963.
Që atëherë, ”Honda” ka zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme prodhimin dhe numrin e lehtësive të prodhimit gjatë gjithë historisë së saj me 35 fabrika në 25 vende të ndryshme, duke përfshirë Europën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut.
Kompania japoneze aktualisht prodhon një gamë të gjerë të motoçikletave dhe skuterëve.
Që nga themelimi i saj, ”Honda” ka prodhuar dhe zhvilluar motoçikleta bazuar në kërkesat e tregut dhe duke respektuar parimin se “qëllimi përfundimtar i teknologjisë është të ndihmojë njerëzit”.
Kompania arriti në prodhimin e 100 milionë njësive në vitin 1997, 300 milionë njësive në 2014 dhe 400 milionë në 2019.
Në vitin 2018 ”Honda” arriti, për herë të parë në historinë e saj, prodhimin e 20 milionë automjeteve në vit, duke garantuar vazhdimisht ndihmë dhe mbështetje maksimale për të gjithë klientët e saj në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës














