Lajme
Zvicra nuk është vendi më i shtrenjtë në Evropë
Si krahasohen çmimet në Zvicër me pjesën tjetër të BE-së?
Dihet se kostoja e të jetuarit në Zvicër është jashtëzakonisht e lartë, sidomos Cyrihu dhe Gjeneva pothuajse rregullisht janë renditur në mesin e qyteteve më të shtrenjta në botë, transmeton albinfo.ch.
E së fundi, një studim i ri tregon se zviceranët duhet të paguajnë 168 franga për një shportë të mallrave të konsumit që kushtojnë mesatarisht 100 euro në Bashkimin Evropian.
Bazuar në raportin e barazive të fuqisë blerëse, të publikuar javën e kaluar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), Zvicra është vendi i tretë më i shtrenjtë në Evropë për sa u përket çmimeve.
E çmimet janë cilësuar veçanërisht të kushtueshme kur bëhet fjalë për ushqim, pije, hotele, restorante, veshmbathje dhe sigurime shëndetësore.
Por Islanda dhe Norvegjia janë edhe më të shtrenjta, sipas raportit, shkruan TheLocal.
Shporta e produkteve që kushton 168 franga në Zvicër, është 107 euro në Gjermani, 109 euro në Francë dhe 111 euro në Austri; me 98 euro, Italia është pak nën mesataren evropiane.
Niveli më i ulët i çmimit është regjistruar në Turqi, e ndjekur nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.
Nga ana e ndritshme, çmimet për artikuj të caktuar, siç janë mobiliet dhe elektronika e konsumit, janë më të ulëta në Zvicër sesa mesatarja evropiane, sipas të dhënave.
Një krahasim tjetër i ri nga Eurostat tregon Zvicrën është në vendin e dytë për sa u përket çmimeve, menjëherë pas Islandës.
Sidoqoftë, studime të tjera kanë treguar që edhe përkundër kostos së lartë të jetesës, Zvicra ka një nga fuqitë më të mira blerëse në botë falë një kombinimi të faktorëve të tillë, si të ardhurat e larta dhe taksat e ulëta.
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027














