Kosova
Erdhi nga diaspora për pushime, por s’u pa më
Erdhi për të shijuar festat e fundvitit, por ndodhi e papritura
Familja Zagori që jeton në Austri, zgjodhi Kosovën për të kaluar festën e Vitit të Ri. Por, ky pushim nuk doli ashtu siç e kishte planifikuar ajo.
Sipas tyre, Erisa, vajza e tyre 15-vjeçare, është zhdukur dy net më parë. Familjarët kanë njoftuar Policinë e Kosovës për zhdukjen e vajzës së tyre dhe janë në pritje të një lajmi të mirë në 48 orët e fundit, shkruan Indeksonline.
“Herën e fundit që dikush e ka parë, ka qenë afër diskotekës “Maroon” rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Na kanë thënë se e kanë marrë me dhunë, por nuk e di sa mund të jetë e vërtetë. Ajo me familje ka ardhur për pushime nga Austria pak ditë më parë”, ka thënë një familjare.
Po ashtu, familjarët kanë lënë një numër kontaktues të telefonit dhe luten që të njoftohen në rast se dikush ka informacion për Erisa Zagorin, 15-vjeçaren e zhdukur, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027












